Derisa mori fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për Ligjin për Dialog, Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, tha se Serbisë duhet t’i kërkohet borxh para se të hyhet në dialog.

“Ne mund të bëjmë konsensus në kuvend por konsensus për kërkesa ndaj Serbisë. Pse nuk ulemi bashkë t’i shkruajmë 10 kërkesa ndaj Serbisë dhe t’i kërkojmë asaj që katoi janë ato që duhet të na dëmshpërblehen”.

“Pse nuk po ia kërkojmë borxhin Serbisë por po hyjmë në dialog pa ua kërkuar borxhin. Unë besoj që edhe Ldk, Pdk, partia ime dhe të gjitha mund të arrijmë konsensus mbi kërkesat tona ndaj Serbisë. Njohja, të pagjeturit, artefaktet kulturore, depozitat bankare dhe shumë të tjera”, ka thënë Kurti.

Ai tutje foli edhe për presidentin Thaçi, për të cilin tha se pse ka thënë në Euronews se ka qenë larg fronteve. “Me çfarë trimërie e ka thënë këtë”, ka pyetur ai. /Ballkani.info/