Kurti optimist që më 18 mars do të arrijë marrëveshje me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shpresën se Prishtina dhe Beogradi më 18 mars në Ohër do ta nënshkruajnë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

“Kontrata bazë e propozuar nga BE-ja është një pikënisje solide për të ecur përpara dhe shpresojmë ta bëjmë përfundimisht më 18 mars”, tha Kurti sot në një intervistë për Euronews, transmeton Demokracia.com.

Ai tha se do të shkojë në bisedimet në Maqedoninë e Veriut më 18 mars me mirëbesim, me vullnet të mirë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.