Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kanë ardhur në Qeverisje për ta ndalur hajninë në vendin tonë.

Ai tha, se prokuroria duhej të merrej me krimet, por sipas tij, prokuroria s’po merret me këtë.

“Së pari, ne nuk duam t’ia ndalim fjalën askujt, askush asnjëherë s’do të ia ndalë fjalën, ne do tua ndalim hajninë. Ne kemi ardhë në Qeverisje për me ua ndalë hajninë, jo fjalën e lirë. Folni sa të doni, seanca shpesh sa të mundeni, s’ka kurrfarë problemi, është interesante, qysh njerëzit që vazhdimisht e marrin fjalën ankohen thotë që nuk ka liri të fjalës, ai që s ka liri të fjalës, flet tjetër kush për to”, tha Kurti.

“Tjetra, natyrisht, që prokuroria do duhej të merrej me krimet, po çka të bëjmë kur s’po merret, ne duam shtet të së drejtës, prokuroria duhet t’i gjurmojë, hulumtojë, ngrit aktakuza për kriminelë, por s’po e bën. Shteti jonë ka elemente të kapjes së shtetit, prandaj s’punon prokuroria. Në Kosovë ka vende të punës që edhe mos të punohet. Në Kosovë ka njerëz që paguhen dhe s punojnë”, shtoi Kurti në Kuvend.