Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të raportojë në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë dhe në detaje për diskutimet rreth Asociacionit.
Kurti është shfaqur i nervozuar me fjalimet e disa deputetëve të cilët kanë thënë se Kurit gjysmën këshilltarëve juridik i ka analfabetë funksionalë dhe se gjysma e grupit parlamentar të VV-së s’e kanë kuptuar dokumentin për Asociacionin.
Kurti ka kërkuar që të mos i ndërhyhet derisa flet në Kuvend dhe i ka bërë thirrje opozitës që të mos flasin në emër të ish-aktivisitëve të VV-së si Arben Xheladini, Mon Balaj e Astrit Dehari.
“Nëse vazhdoni kështu, s’mund të ketë debat”, është shprehur i revoltuar Kurti.







