Albin Kurti

Kurti nuk qanë kokën për asgjë, ja çfarë bën në Norvegji

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti nuk ishte i pranishëm në seancën e para dy dite ku u hodh në votim rezoluta që ia ndalon presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, të bisedojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës.

Kurti zgjodhi Norvegjinë që t’i kalojë disa ditë me familje.

Përpos me këta të fundit, lideri i LVV-së gjeti kohë që të ‘relaksohet’ me nga një birrë edhe me mërgimtarët shqiptarë atje, shkruan Indeksonline

Ndryshe, Rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori miratimin e parlamentarëve.

E “çuditshme” ishte se ky propozim u injoroua edhe nga një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Ballkani.info ka kontaktuar me Zëdhënësen e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurtin, për të pyetur pse deputeti Kurti nuk ishte prezent në Seancën e Kuvendit, por ajo nuk është përgjigjur. /Ballkani.info/