Kurti nuk e tha asnjë fjalë për Hotin kur ishte me COVID, të kundërtën e bëri sot kryeministri

Ish-kryeministri, Albin Kurti rezultoi sot pozitiv me koronavirus, e lajmin e bëri të ditur vetë ai.

E urimet për shërim i erdhën nga shumica e spektrit politik, me të marrur lajmin se është infektuar. Por çka bie në sy është edhe urimi për shërim të shpejt, i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan Ballkani.info.

Kujtojmë që edhe Hoti kishte luftuar përballë këtij virusi, mirëpo lideri i VV-së, Albin Kurti nuk i kishte treguar asnjë ‘bashkëndjenjë’ shërimi, kryeministrit aktual.

Ndryshe kishin vepruar liderët e partive tjera dhe anëtaret e tyre, PDK, AAK, AKR e Nisma që të gjithë ndan mesazhe përkrahëse për të parin e qeverisë.

A mos vallë Kurti edhe në sëmundje mban inate politike, apo ishte vetëm një ‘lëshim’ i momentit? /Ballkani.info/