Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur nga Brukseli për në Kosovë, derisa presidenti serb Aleksander Vuçiq do të qëndrojë edhe sonte atje, pas takimit që kishin të dy bashkë.

Pas këtij takimi, për media nuk është deklaruar asnjëri nga liderët.

Teksa, konferencë për medie ka dhënë Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ka thënë se nuk do të dorëzohen deri të gjendet një zgjidhje.