Takimi

Kurti nis takimet në Mynih: Kërkoka mbështetje për punësimin e të rinjve kosovarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimet e tij në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë atje.

Kurti ka takuar Komisionerin për Buxhet, Johannes Hahn.

Kryeministri me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ka kërkuar nga Hahn më shumë mbështetje për punësimin e të rinjve kosovarë.

“Integrimi në BE ka të bëjë me reforma që lidhen me vlerat e BE-së. Me ekonomi të mirë. Me indikatorët për ekonomi të mirë dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Komisionerit për buxhet dhe administratë Johannes Hahn për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, ka shkruar Kurti në Tëitter.