Lëvizja Vetëvendosje të mërkurën i prezantoi në një tubim në Prishtinë kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Prezantimin e tyre e bëri kryetari I VV-së,  dhe njëkohësisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti gjatë tubimit ka lavdëruar punën e kandidatit për deputetë Mefail Bajqinovci i cili gjatë këtyre zgjedhjeve do ta mbajë numrin 48, raporton Ballkani.info.

Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë videon kur shefi i ekzekutivit ka lavdëruar punën e tij nga gazetaria investigative e deri tek puna si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Albin Kurti: Mefail Bajqinovci ka angazhuar gjithë anëtarësinë e Lëvizjes sonë për t’a sfiduar korrupsionin i cili ishte bërë normë. Nga tereni i gazetarisë investigative e deri tek ballafaqimi në Kuvend. Mefi mbetet një mbrojtës i zëshëm i drejtësisë dhe transpencës Kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajçinovci ka njoftuar se gjatë këtyre zgjdhjeve të 9 shkurtit do ta mbajë numrin 48”, ka shkruar Bajqinovci./Ballkani.info/

Postimi i plotë: