Albin Kurti

Kurti nga Londra: Kërcënimi për një luftë të re është real, Serbia po armatoset shumë e shpejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur se rreziku i një lufte të re është real, derisa foli për armatimin e ushtrisë së Serbisë. Këto deklarata, ai i bëri gjatë fjalës së tij në Konferencën e Mbrojtjes në Londër.

Shefi i Qeverisë së Kosovës e ka përmendur disa herë mundësinë e një lufte në rajon. Një deklaratë të ngjajshme, e bëri edhe këtë të enjte, ku u shpreh si vijon:

“Në një kohë kur po përjetojmë një luftë në Evropë, nuk mund të injorojmë kërcënimin nga një luftë tjetër në rajon që të gjithë e dijnë shumë mirë se çka nënkupton kjo”.

‘Rreziku i luftës është real’

Kryeministri i Kosovës tha se derisa Kosova po bashkëpunon me partnerët perëndimorë, Serbia po e bën këtë me Rusinë, Kinën e Iranin. Ai theksoi që shteti fqinj po armatoset shumë e shpejtë.

“Ndërkohë që Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, Serbia e intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Lidhja e saj me Rusinë, qasja e saj shkatërruese ndaj Republikës sonë dhe armatimi i saj i shpejtë dhe i madh janë tregues se ajo synon përshkallëzimin me synimin për të realizuar ambiciet e saj territoriale.” – tha ai.

Kështu, sipas Kurtit, kërcënimi për një luftë të re nuk është thjeshtë teorik, por real.

“Tri nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, duke përfshirë 48 bazat operative përpara rreth kufirit të Kosovës, pa përfshirë njësitë tjera të specializuara, janë të stacionuara në territorin jugor, afër kufirit me Republikën e Kosovës. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është real.” – u shpreh tutje shefi i Qeverisë së Kosovës.

Sipas Kurtit, kohezioni dhe sinqeriteti i ndërkombëtarëve që u pa para 25 viteve, duhet të rinovohet sot, derisa përmendi edhe sulmin e Bajnskës më 24 shtator 2023:

“Kohezioni dhe sinqeriteti që pamë 25 vjet më parë duhet të rinovohet sot. Nuk ka dyshim se kush e ka fajin. Sulmi i Banjskës ndodhi për shkak të kapjes së shtetit në Beograd dhe ambicieve agresive dhe ekspansioniste të atyre në pushtet. Ne, vendet që mbrojmë vlerat demokratike, duhet të mbyllim vakumin politik dhe praktik që i bën figurat autoritare të besojnë se një sulm ndaj një vendi tjetër evropian është i zbatueshëm, ose se një sulm është i zbatueshëm”.

Ndonjëherë – thotë Kurti – “bëj shaka”, pasi sipas tij, e vetmja herë kur sheh kohezion të njëjtë nga fuqitë ndërkombëtare, edhe nëpër konferenca për media.

“Ndonjëherë bëj shaka se sot, e vetmja herë që shoh fuqitë perëndimore me këtë nivel kohezioni është kur bëhet fjalë për konferencat e shtypit– dhe me kaq ato të shkurtra. Por mendjelehtësia hedh poshtë urgjencën e një fronti të përbashkët dhe të fortë – përgjigje tingëlluese ndaj një kërcënimi të dëmshëm.” – tha ai.