Kurti nesër takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të NATO-s.

Të enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Kurti mbrëmë ka udhëtuar drejt Brukselit ndërsa sot është duke zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.