Kurti në Twitter: Po e humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar përsëri përmes Twitterit për heqjen e reciprocitetit nga qeveria Hoti.
Kurti ka shkruar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog.
“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind”, ka shkruar ai.
Tutje, Kurti ka thënë se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.“
Mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shkruar ai.
#Kosova was never an obstacle to the dialogue & this was proven with the removal of the 100% tariff.
Reciprocity means equality. Denying it means denying our declaration of independence as a sovereign state which no leader in Kosova has the right to do.— Albin Kurti (@albinkurti) June 6, 2020