Kurti në takim të papritur me ambasadorët e QUINT-it

Ka nisur takimi i madh dhe i papritur në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve të shumë shteteve prezente në Kosovë.

Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim është ai i SHBA-së Italisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Finlandës.

Pas këtij takimi, pritet që Kurti ta zhvillojë drekën e punës me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili do të qëndrojë të hënën në Kosovë.