Kurti në serbisht: Dëgjova se Jabllanoviqi i mori 1 milion euro dhe dy banesa për t’u larguar nga zgjedhjet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar komunitetit serb sërish në gjuhën e tyre amtare duke bërë edhe disa pretendime interesante.

Përmes një video-adresimi, Kurti e ka pranuar se situata aktuale nuk është e lehtë dhe se “të gjithë po vuajmë nga ngjarjet e paparashikueshme që mund të ndodhin në të ardhmen e afërt”.

Po ashtu, kryeministri shprehet i vetëdijshëm se Kosova jonë është bërë lajm ndërkombëtar dhe jo për mirë.

Kurti shprehu keqardhjen e tij që u desh të mbaheshin zgjedhje me pjesëmarrje kaq të ulët.

“Komuniteti ndërkombëtar na siguroi se nëse e pranonim Aneksin e Ohrit, ata do të siguronin pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje.” – rrëfen Kurti, duke tregar se si megjithatë kjo nuk ndodhi.

Por, ai shpreh edhe dyshime se kandidati për kryetar të Leposaviqit, Aleksandër Jabllanoviq, që ishte larguar nga gara mund të ketë marrë para të majme për një veprim të tilël.

“Unë mendova se të paktën Aleksandër Jabllanoviqi do të fitonte në Leposaviq, por ai u largua nga gara më datën 21. Në prill, dy ditë para fitores së sigurt, dëgjova se ai i mori një milion euro dhe dy banesa në Beograd. Mund të mos jetë e vërtetë, por për çdo rast, ose duhet të ketë shumë presion ose ndonjë ofertë shumë luksoze…”

Megjithatë, Kurti u shpreh se pavarësisht se çka kishin thënë kandidatët e Listës Serbe në të kaluarën ai ishte i gatshëm t’i pranonte “si kryetarë të ardhshëm”.

Kurti tutje foli edhe për takimin në bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes bazike.

“Është e qartë për mua se presidenti i Serbisë i tha PO marrëveshjes por nuk e nënshkroi dhe tash ai ankohet dhe pendohet që ka thënë PO, për pranimin e marrëveshjes, që do të thotë njohje de fakto e Republikës së Kosovës.” – vazhdon tutje kryeministri.

Kryeministri madje edhe tallet me Beogradin zyrtar duke thënë që ata po kërkojnë një “makinë kohore”.

“Aleksandër Vuçiqi sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për ta humbur edhe një luftë.” – vazhdon tutje Kurti.

Ai përmend se si është social-demokrat, ka vuajtur në burg dhe se ka qenë i burgosur i luftës.

“Kemi bërë shumë për komunitetin serb.”

Tutje, kryeministri ka përmendur mes tjerash edhe Superpunën.