Deklarimi

Kurti në Mynih takohet me senatorë amerikanë: Kosova mbetet aleate e ShBA-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih i ka takuar edhe katër senatorë amerikanë, senatoren Jeanne Shaheen, senatorin Pete Ricketts, senatorin Chris Van Hollen dhe senatorin Chris Murphy.

Gjatë takimit, Kurti bëri të ditur se u fol për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin tha se është një shqetësim i përbashkët.

“Fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjska, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e ShBA-së”, shkroi Kurti.

Në lidhje me partneritetin Kosovë – ShBA, dje ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se aleanca mes të dyja vendeve ka pësuar krisje pas vendimit të fundit të qeverisë për ndalimin e dinarit.

VIDEO BONUS: ‘NewBorn’ me pamje të re, në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës