Seancë

Kurti në Kuvend për draft-statutin e Asociaconit: Qartazi s’është Zajednicë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se do të flasë për draft-propozimin e BE-së dhe SHBA-së për Asociacionin, por pa u lëshuar shumë në detaje meqë ashtu janë pajtuar me aleatët dhe sponsorët e propozimit.

Kurti ka thënë se në vlerësimin e tij, ai draft s’është “Zajednicë” dhe sipas tij e ndërpret trashëgiminë e mosnjohjes të Republikës së Kosovës. Gjithashtu kreu i Qeverisë ka thënë se sipas draftit, serbët do të jetojnë në Kosovë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pas synime dëmtuese ndaj shtetit.

“Me aq sa mundëm në vijim do të flas për këtë draft-propozim, por njëkohësisht pa detaje, meqë është obligim ndaj emisarëve të BE-së dhe SHBA-së të cilët kanë kërkuar që ne ta respektojmë këtë kërkesë të tyre. Besoj që në vazhdim ata duhet e do ta publikojnë për të ofruar më shumë transprancë. Për ne drafti mund të publikohet qysh sot.

Ata na propozuan një draft. Një dokument të përfaqëson unitetin trans-atlantik. Ky karakter trans-atlantik më dha përshtypje serioze që se kisha takuar më herët. Më bëri përshtypje që zytarë të lartë të shteteve sponzoruese kishin marrë pjesë direkt në hartimin e tij. Më bënë të qartë që hartimin e draftit e kanë bërë me kujdes për Kushtetutën, letrën e Mogherinit, qëndrimin Schole Escoba dhe më thanë që është në përputhje me ligjet e Kosovës.

Nga një kënd procedural, nuk dua të jap qëndrim juridik për përputhshmërinë e draftit me Kushtetutën. Atë e jep Gjykata Kushtetuese siç e parasheh qartë draft-statuti.

Megjithatë si kryeministër dhe si politikan dua ta them një këndvështrim politik për draftin.

E para, drafti në vlerësimin tim politik ndërpret trashëgimin mosnjëhse të Republikës që ishte çimentuar në 2013 dhe 2015. Drafti ka qartësi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ku serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues dhe minues për Republikën në njohje të integritetit territorial,. Kjo qartazi nuk është Zajedenicë, sepse asisoj do të ishte e padiskutueshme.”, ka thënë Kurti.