Kurti në Krushë të Madhe, për të pagjeturve: Ne do ta ngrisim këtë çështje përditë në çdo instancë

Kryeministri Albin Kurti sot ka bërë homazhe në Krushë të Madhe në 22 përvjetorin ku u vranë 243 qytetarë shqipatrë, prej tyre 64 ende janë të zhdukur.

Kurti me këtë rast tha se drejtësia për krimet e kryera nga Serbia mungon.

Ai tha se çdo ditë do ta ngrisin çështjen e të pagjeturve në çdo instancë.

“Duke bërë nderime te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve dhe duke u angazhuar për të zbardhur fatin e të pagjeturve ne kryjmë një pjesë shumë të vogël ndaj borxhit të madh që kemi ndaj sakrificave dhe vuajtje, humbjeve të popullit tonë ku falë të cilëve ne kemi lirinë dhe pavarësinë.

Drejtësia për krimet e kryer nga Serbias mungon, dhe obligimi ynë institucional është të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim në mënyrë që të arrijmë t’i shërojmë plagët e liftës duke zbradhur fatin e të pagjeturve dhe duke sjellë drejtësi që duhet të gjykoj e dënoi kriminelët e luftës.

Ne do ta ngrisim këtë çështje përditë në çdo instancë, duam të krijojmë kushte që prokuroia të jetë active dhe gjyqësori të jetë efikas”, tha ai.