Kryeministri Albin Kurti, në konferencë me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristian Mickoski, ka thënë veç tjerash se ‘nëna e ministres Donika Gërvalla dhe ajo e kryeparlamentarit Konjufca, janë nga Shkupi’.
“Kemi shumë familje e farefis në të dy anët e kufirit, madje edhe zëvendësja ime, ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla Shvarc vjen nga Shkupi si vendlindje edhe nëna e saj është nga Shkupi, siç është edhe nëna e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Rruga që lidh kufirin e Kosovës me Shkupin, kur të rregullohet e lëshohet në përdorim, do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë”, tha Kurti.
BONUS VIDEO| Kurti flet për incidentin me Osmanin: Do të ketë raport që do ta zbardhë këtë çështje







