Kurti në Kaçanik premton një të punësuar për çdo familje që është në skemë sociale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti tha në Kaçanik se pas 6 tetorit do të thyhet krimi, papunësia dhe varfëria.

Aty ai premtoi që përmes punësimit sezonal do të punësojnë nga një anëtarë të çdo familje, që janë në skemën sociale.

Duke aluduar në fitoren e subjektit që ai e udhëheq, Kurti para kaçanikasve tha se populli i Kosovës nuk e ka pasur asnjëherë më të vështirë gjendjen ekonomike sesa tani, porse theksoi se nuk e ka pasur asnjëherë më të lehtë ndryshimin.Në Kaçanik, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër premtoi se do të rrisin prodhimin dhe do të mbrojnë konsumatorin.

Duke shpalosur premtimet e Lëvizjes për qytetarët e Kosovës, ai tha se është koha e ligjeve dhe masave.Kurse kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në Kuvendin e Kosovës, Vlera Gjakova, u shpreh se gratë dhe vajzat do të nisin emancipimin e tyre kur të dalin dhe të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

loading…