Para një salle të mbushur me bashkatdhetarë, Albin Kurti u përpoq të shkëlqejë me disa batuta të zbehta në festivalin e humorit “Shqip Up Komedi”, që u mbajt mbrëmë në Zvicër.

Njëra prej tyre ishte përpjekja për ta kthyer dështimin politik në humor.

“Edhe kuorum paska… numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë”, tha ai.

Ndërkohë në të hyrë në skenën e përgatitur për eventin, dy prej të pranishmëve, Kurti iu ka thënë se “s’di pse po më dukeni si Albulena me Dimalin”.