Kurti në Berlin, takon këshilltarin e Merkelit për punë të jashtme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Gjermani ka vazhduar të takohet me zyrtarë të lartë gjermanë.

“Në të gjitha këto takime diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, si dhe për sfidat e qeverisë së ardhshme në fushat e drejtësisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe të dialogut me Serbinë”, ka shkruar Kurti në njoftimin e tij, në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Në ditën e dytë të qëndrimit në Berlin takova këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelares Merkel, z. Jan Hecker. Më pas vizitova edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për takimin me z. Jens Uëe Plötner, Drejtor Politik. Ndërkaq, në Bundestagun gjerman takova dy deputetë të SPD-së, z. Fritz Felgentreu dhe z. Nils Schmid.

Në të gjitha këto takime diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, si dhe për sfidat e qeverisë së ardhshme në fushat e drejtësisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe të dialogut me Serbinë. Kosova te Gjermania e ka partnerin e mirë për shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit dhe zhvillim të gjithëmbarshëm.