Kurti: Na ka marr malli për makiato, por kjo është situata më e rrezikshme që prej lufte

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se së fundi Qeveria e Kosovës ka pranuar ndihmën monetare nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të forcuar kapacitetet tona e për të lehtësuar dëmet që do të kemi nga ky virus.

“Prioritetet janë të njëjta: higjiena dhe maskat, distanca minimale që duhet të respektohet, qarkullimi sa më i pakët i njerëzve. Sa kohë që individi nuk është i prekur, nuk e ndjen aspak rrezikun. Virusi COVID-19 transmetohet shumë dhe shpejtë. E duke qenë së këto masa nuk janë të mjaftueshme, u kemi kërkuar njerëzve të qëndrojnë sa më shumë në shtëpitë e tyre.Nëse zakonisht krizat kanë si armik bashkimin e njerëzve, pandemia do të luftohet vetëm duke u vetizoluar. Na ka marr malli për kafet e makiatot me shoqëri, mirëpo nuk duhet me pagu makiatot në spital sepse ai është çmim i shtrenjtë. Këto vështirësi do t’i kalojmë të gjithë së bashku. Çka po ju  kufizohet juve, më kufizohet edhe mua, nuk është kjo disiplinë për popullin, që politikanët të bëjnë çfarë të duan, secili anëtarë i qeverisë do ta këtë të njëjtat kufizime që kanë edhe qytetarët”, tha Kurti.

Ai gjithashtu tha se pwr kwtw i garanton qytetarët.

“Dhe për këtë iu garantojë, këtë ditë do të hyjmë në muajin kur sipas ecurisë që ka patur ky virus, në vendet e tjera do të mund të kemi një shtim të të prekurve nga virusi. E pas këtij muaji, shpresojmë që nëse do të tregojmë disiplinën dhe kujdesin e duhur, do të fillojmë ngadalë të dalin prej kësaj situate me sa më pak dëme, le të jemi vigjilentë e ta mbyllim sa më herët historinë e kësaj gjendje, për t’ia nisur të gjitha punëve që kemi lënë në mes, me më shumë vullnet e me më tepër besim.Koronavirusi na e kujtoj dhe njëherë rëndësinë që kanë institucionet publike, puna e mirë ekipore dhe puna e përbashkët me njëri-tjetrin, do ta kalojmë këtë hall të madh së bashku”, shtoi ai./

https://www.facebook.com/albini2017/videos/512915956062451/