Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i pavarur, Haki Abazi, ka folur pas audio-incizimit që i doli shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila me terroristin serb, Milan Rajdoqiqin.

Abazi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se ka pasur raste kur deputetët e VV-së janë shantazhuar e janë kërcënuar për të mos qenë pjesë e listës së VV-së.

“Do të ishte jonjerëzore sikur unë t mos kisha një element statisfaksioni që nuk jam I vetëm, ose nuk kam qenë I gabuar kur kam thënë se ajo që po ndodhë është një fragmentim total. E para ka qenë Doarsa Kica që u largua prej grupit parlamentar, mandej ka qenë Fatmir Humolli, pastaj unë.

Përbrenda ka ndodh një zierje totale, e stigmatizimit, përjashtimit, kërcënimit, shantazhimit të deputetëve të VV-së, deri në formën që vetë Kusari, aty ishte edhe Kurti, është thënë që duhet ta keni me shumë kujdes qëndrimin e juaj, qoftë edhe atë publik, sepse kjo mund tju kushtoj herave tjerë për të qenë ose mos qenë në listën e VV’së”.