Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Komunën e Prishtinës ku është diskutuar me kryetarin e kryeqytetit, Shpend Ahmetitn për të diskutuar rreth situatës së Covid-19.
Në konferencë për media Kurti u pyet edhe për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi në një intervistë televizive ku akuzoi Kurtin që ka hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK.
Kurti tha se kjo është një gënjeshtër duke e mohuar akuzën e presidentit të Kosovës.
“Kjo është një gënjeshtër, njeriu nuk gënjen vetëm njëherë. Ata dëshirat e tyre i dëshirojnë si fakte. Ata kanë dëshirë unë ta uzurpoj zyrën e kryeministrit, ata duan unë të hy në dhomën e përgjimeve”.
Albin Kurti Ka vizituar disa Komuna të Kosovës, sot ishte në Prishtinë ku sot u takua me bashkë-partiakun e tij. /Ballkani.info/







