Kurti merr letër nga Oda e Avokatëve, i kërkohet bashkëpunim për sistemin e drejtësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, për zgjedhjen e tij si kryetar i Qeverisë.

Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, kryetari Ejupi, në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, ka shprehur përkushtimin për të punuar bashkërisht për sistemin e drejtësisë, për një stabilitet të vazhdueshëm dhe shtet të së drejtës e ligjor, derisa ka theksuar se proceset e rëndësishme për vendin, me theks, sistemi i drejtësisë të jenë pikësynim për thellimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.