Kurti: Me Thaçin patëm përafrime për minishengenin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimin me presidentin Hashim Thaçi e kishte pa shtrëngim duarsh.

Kurti në një konferencë për media tha se ishte një takim për bashkëpunim, sidomos për politika të jashtme.

“Në takim janë hapur një mori temash, prej minishengenit e deri dialogu, energjia etj. Takimi ishte i rëndësishëm. Ishte takim substancial. Ndërpritem takimin në momentin që morëm informacionin se janë konfirmuar dy raste me koronavirus”, tha Kurti.

Ndërsa, nuk përjashtojë mundësinë se ka pasur përafrim në takimin me Thaçin, në këtë rast për minishengenin.