Kurti: Me Ramën s’pajtohem për “Ballkanin e Hapur”, për gjëra të tjera bashkëpunojmë

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka treguar se kur ka qenë hera e fundit kur ka biseduar me homologun e tij shqiptar Edi Rama me të cilin është përfolur që kanë mospajtime për çështje të ndryshme.

Ai, në një konferencë për media nga Tirana, ka thënë se me Ramën nuk pajtohet për “Ballkanin e Hapur”, por të tjera çështje kanë komunikim dhe bashkëpunojnë.

“Në çdo konferencë dhe samit takohemi dhe bisedojmë. Herën e fundit kur kemi biseduar ishte para dy javësh në Bled të Sllovenisë ku ishim bashkë. Jemi takuar edhe në Tiranë, Dhërmi dhe vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët mes neve është shumë më e madhe”.

“Nuk biem dakord për “Ballkanin e Hapur”, çka të bëjmë tash? Unë nuk mendoj që është nismë që është në interes të shqiptarëve të Kosovës. Për gjëra të tjera ne jemi në komunikim dhe bashkëpunojmë”.