Kurti mburret në Kuvend: Kemi bërë shumë punë për 55 ditë

Kryeministri Albin Kurti do ta prezantojë sot në Kuvendin e Kosovës programin qeveritar të Qeverisë.

“Kemi bërë shumë punë. Qeverisja e mirë po funksionon”, tha Kurti duke folur për 55 ditët e para të Qeverisë së udhëhequr nga ai.

Ai tha se edhe masat antiCOVID kanë rezultuar efektive, gjersa përmendi zotimin për t’i vaksinuar 60% të qytetarëve të Kosovës deri në fund të këtij viti.

“Të jeni të sigurt se Qeveria është në krye të detyrës”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.