Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, me fillim nga ora 09:30. Në rend dite janë 16 pika.
Në mesin e kërkesave që do të shqyrtohen në këtë mbledhje është edhe ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e mjeteve buxhetore për ndihmat humanitare në Gaza.
Të tjerat pika kanë të bëjnë me vendimet për shpronësime të pronave që preken nga realizimi i projekteve si Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë Zahaq, segmenti Dollc Ramun, Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2 Segmenti “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”, ndërtimi i rrugës rajonale R-118 Mushtisht-Shtërpcë dhe zgjerimi i rrugës nacionale N25, Segmenti QMI-Lipjan.
Do të shqyrtohen edhe kërkesat për pagesë të 224 specializantëve me vetëfinancim dhe kërkesa për 20 specializantë me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.







