Kurti mbërrin në Tiranë për takimin me kancelaren Angela Merkel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më parë në hapësirat e “Tirana Business Park” mbërriti edhe kryeministri malazez Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Reklamë

Tashmë pritet nga çasti në çast edhe kryeministri i Shqipërisë, nikoqiri Edi Rama, si dhe kancelarja Merkel.