Kryeministri

Kurti liston punët që thotë Qeveria e tij t’i ketë arritur në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status në Facebook, ku ka treguar për siç proklamon ai sukseset në veri të Kosovës.

Kurti ka përmendur funksionalizimin zyrave kadastrale në katër komunat veriore.

Ai përmendi edhe shtimin e stacioneve policore. Po ashtu, tha se Posta e Kosovës ka hapur pikat e saj në ato komuna.

Kryeministri i Kosovës përmendi edhe subvencionet që i ka dhënë Qeveria në atë pjesë të vendit.

“Sepse Kosova është vend i të gjithë qytetarëve të saj dhe për këtë e kemi obligim që gjithandej Republikës sonë të ofrojmë shërbime, siguri dhe kushte për jetë më të mirë”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Më poshtë postimi i plotë i Kurtit:

Në çdo cep jemi angazhuar të ofrojmë e funksionalizojmë shërbime për të lehtësuar jetën e qytetarëve tanë. Përtej sfidave që kemi pasur përgjatë këtyre tri vjet qeverisje, në veri të vendit kemi ndërmarrë shumë veprime që në qendër kanë pasur mirëqenien e qytetarit.

Kësisoj, për herë të parë kemi funksionalizuar Zyrat Kadastrale Komunale në katër komunat në veri në mënyrë që qytetarët atje të mos kenë më telashe me pronat.

Që bizneset të mund të regjistrohen dhe të përfitojnë nga masat mbështetëse, kemi hapur zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Brenda pak muajsh, janë regjistruar mbi 50 biznese.

Për banorët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, hapëm masë të veçantë të punësimit për 2,000 punëkërkues, me të cilën subvencionojmë deri në 70% të pagës bruto për gjashtë muaj për secilin punëtor të ri, sipas kritereve të caktuara.

Posta e Kosovës ka hapur pikat e saj në të katër komunat. Përmes tyre, ajo po ofron shërbime të Postës si ai i pagesave për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e licensat e ndryshme në institucione.

Kemi zgjidhur njërin prej problemeve më të mëdha, atë të pagesës së energjisë elektrike, që përveçse barrë shumë e madhe për paranë publike, krijonte edhe pabarazi ndërmjet qytetarëve të Republikës. Ndërkaq, me largimin e targave ilegale të veturave, dhe zëvendësimin e tyre me targat zyrtare RKS, siguria publike është më e mirë.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kemi ndarë edhe katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë. Ndërkohë që deri tani janë ndërtuar ose janë në ndërtim dhjetëra shtëpi atje, në mesin e tyre edhe shtëpi të banorëve shqiptarë, të dëmtuara nga lufta e fundit në Kosovë.

Po ndërtojmë rrugë që kanë munguar në zona e fshatra në veri të Republikës me të cilat lidhëm fshatrat mes vete si dhe me komuna në jug, si ajo që lidh Skenderajn me Liqenin e Ujmanit e Zubin Potokun. Gjithashtu, kemi investuar edhe në stacione të pompimit me qëllim që të adresohet çështja e furnizimit me ujë për fshatra të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

Kemi shtrirë infrastrukturën dhe shërbimet përcjellëse të regjistrimit civil në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Kurse infrastrukturën e vjetër e në raste inekzistente për shërbime të telekomunikimit, po e shtojmë e po e modernizojmë. Këtë muaj, Telekomi shtoi 15 Stacione të reja Bazë të Transmetimit (BTS) që mbështesin teknologjinë 4+ dhe 5G. Sepse Kosova është vend i të gjithë qytetarëve të saj dhe për këtë e kemi obligim që gjithandej Republikës sonë të ofrojmë shërbime, siguri dhe kushte për jetë më të.