Gazetari Dukagjin Gorani, ka komentuar gjuhën e ashpër të kryeministrit Albin Kurti gjatë kësaj fushate.

Kurti e krahasoi me “mizë” Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë një fjalimi të hënën.

Dukagjin Gorani thotë se nuk ka dëgjuar adresime më të shëmtuara.

“Këto vjet i kam bërë dhe adresime më të shëmtune publikisht sesa këto dy ditë nga ana e njeriut që akoma është kryeministër i vendit, unë nuk kam pa. Ajo forma makabre e gërvalljes, pore dhe përmbajtja hakmarrëse e fjalimeve, mua s’më ka ra më pak edhe në politikë formale e lërë më në fushata zgjedhore”, ka thënë Gorani.

@ballkani.info

Kurti me krahasim nënçmues dhe të frikshëm për LDK-në: Mizë, që njerëzit e presin me dy duar, e ju e dini çka dojnë m’i bë. Qeshin Kusari, Gërvalla e Haxhiu!

♬ original sound – Ballkani.info