Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dënon pa mëdyshje sulmet terroriste kundër shtetit të Izraelit.
Kurti në një postim në rrjetin social “X”, ka reaguar pasi grupi militant Hamas ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur kundërpërgjigjen e Izraelit i cili kreu sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.
“Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka potencuar se Kosova “dënon të gjitha aktet e dhunës dhe qëndron në solidaritet të palëkundur me të prekurit”.
The Republic of Kosova unequivocally condemns today's terrorist attacks against the State of Israel. Our thoughts are with the people of Israel during this incredibly challenging time. We condemn all acts of violence and stand in unwavering solidarity with those affected.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 7, 2023







