Kurti kërkon hetime për shkaktarët e vërshimeve, premton edhe ndihmë për të prekurit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke bërë vlerësimin për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna.

Në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se dëmet janë të mëdha, por krahas rimëkëmbjes duhet të bëhet edhe rivlerësimi i sjelljes karshi natyrës

Ai kërkoi hetime  për shkaktarët e këtyre vërshimeve.

Ndërkohë, potencoi se ndihma nuk do të mungojë karshi komunave të përmbytura.