Albin Kurti

Kurti kërkon hapjen e arkivave të shtetit serb: Është përgjigje për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar hapjen e arkivave të shtetit serb me qëllim të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe familjarë të të zhdukurve vendosën kurora lulesh te Lapidari kushtuar këtyre personave të Kuvendi i Kosovës.

Sipas tij, pasi që të gjitha krimet në Kosovë janë kryer nën urdhërat e aparatit shtetëror edhe fati të të zhdukurve gjendet në arkivat e këtij shtetit.

Kurti shtoi se kjo çështje është kryefjala e dialogut me Serbinë dhe se nuk do të ketë të ardhme të qëndrueshme pa zbardhjen e fatit të tyre.

Ai u shpreh i bindur se do ta kenë prioritet këtë çështje dhe se do të jenë pranë familjeve të të zhdukurve.

“Në këtë ditë ka më shumë ankth se sa pikëllim, çështja e të zhdukurve është kryefjale nuk do të kemi të ardhme të qëndrueshëm nëse nuk adresojmë çështje e të kaluarës”.

“Serbia refuzon ët ballafaqohet unë bëjë thirrje në të gjitha tryezat, nga Serbia të kërkohet hapja e arkivave,  ngase vrasje e shqiptarëve, gjithçka është bërë nga aparati shtetërorë”,

“…hapja e arkivave është përgjigja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, do të jemi pranë familjeve dhe do ta kemi prioritet këtë çështje”.

Përderisa Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë organizuar shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me një varg aktivitetesh.