Masakra

Kurti kërkon hapjen e arkivave në 25 vjetorin e masakrës në Çikatovë të Vjetër

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 25 civilët e vrarë nga forcat serbe më 17 prill 1999 në Çikatovë të Vjetër të Drenicës.

Në 25 vjetorin e masakrës në Çikatovë të Vjetër, Kurti ka theksuar kërkesën për hapje të arkivave të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, që sipas tij, është përgjegjëse kryesore për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë, si dhe për shumë masakra në rajonin e Drenicës e për fatin e shumë personave të zhdukur pas masakrave të kryera në këto fshatra.

“Ai bëri homazhe te varrezat e viktimave të masakrës së Çikatovës, trupat e të cilëve, forcat serbe në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve, i morën dhe i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Ai ka shtuar se kujtesa e sakrificës së madhe për liri e të vrarëve është e përjetshme.

VIDEO BONUS: