Kurti: KE-ja u vonua për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se kanë diskutuar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti mes tjerash tha se KE-ja është vonuar me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Gjatë takimit që patëm me presidenten e KE-së biseduam për një sërë çështjesh por fokusi kryesor ka qenë për projektet të cilat i kemi në përgatitje për planin e investimeve ekonomike. Deri tani kemi identifikuar mbi 100 projekte që shtrihen në 13 sektor dhe mbërrijnë një buxhet prej mbi 2.7 miliardë euro”.

“Po ashtu kemi biseduar edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian ku siç dihet Kosova është e fundit në rajon dhe faktin se duhet të përgatitemi për aplikim për anëtarësim në mënyrë që të marrim edhe statusin e vendit kandidat si dhe për vendimin e vonuar të BE-së për liberalizimin e vizave aq më tepër që në korrik të këtij viti janë mbushur tri vjet prejse edhe vet Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën”.