LAJMI I FUNDIT

Kurti jep lajmin e madh: Kemi arritur marrëveshje me Pfizer për blerjen e vaksinave

Në fund të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Kosova e ka përmbyllur marrëveshjen me Pfizer për blerjen e vaksinave.

Ky lajm ka gëzuar ministrat, të cilët kanë duartrokitur.

“I kemi blerë vaksinat nga Pfizer dhe ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve më prioritet dhe ta përmbyllim me sukses imunizimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit. E përgëzoj ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë që e ka përmbyllur këtë marrëveshje. Hollësitë e kësaj marrëveshje do të jepen më vonë”, ka thënë Kurti, shkruan Ballkani.info./