Kurti jep indikacione se nuk do t’i lejojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga mediat lidhur me zgjedhjet që sivjet pritet të mbahen në Serbi.

Pas vizitës në Komunën e Prishtinës, Kurti tha se nuk kanë kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Ai thotë se zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë, nuk janë bërë asnjëherë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Kurti thotë se qeveria që udhëheq ai do të mbrojë Kushtetutën edhe ligjin.

“Ne nuk kemi ndonjë kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ne konsiderojmë që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk janë bërë asnjëherë në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi. Ne do të jemi në zbatim dhe në mbrojte të Kushtetutës dhe ligjit në fuqi”, tha i njëjti.