Lëvizja Vetëvrndosje është duke mbajtur Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sukseset e qeverisë së tij janë të dukshme.

“Sukseset e Qeverisë janë më të dukshme e më të pranishme. Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake”, tha ai.

Kurti po ashtu deklaroi se është vështirë të gjendet një subjekt politik që ka kaq aktiv forumin kryesor.

“Viti 2024 duhet të jetë vit i përgatitjes për procese zgjedhor për vitin 2025″, u shpreh kryeministri.

Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe disa suksese që janë arritur në fushën e drejtësisë.

Kurti, po ashtu foli edhe për punësimin e të rinjve.

“Ma gjeni një qeveri që e dyfishon punësimin e të rinjve brenda një mandati”, theksoi ndër tjera ai.

VIDEO BONUS: Deputetët e VV-së kur të çelin dritaren në mëngjes e shohin Albin Kurtin, si babadimër mrekullibërës