Kurti: Jam i durueshëm me ndërkombëtarët, por në fund mbrojë interesat e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se roli i SHBA-ve në Kosovë është i pazëvendësueshëm. Mbi këtë është shprehur se do të jetë bashkëpunues dhe do t’i dëgjojë kërkesat e tërë faktorit ndërkombëtar me vëmendje.

Por sipas tij ai është përfaqësues i qytetarëve të Kosovës dhe në fund do t’i mbrojë interesat e tyre.

Derisa ka shpjeguar planin e tij për largimin e taksës 100 përqind ndaj Serbisë, Kurti ka thënë se kjo ide nuk ishte e re për aleatët ndërkombëtar të Kosovës.

Kurti: Jam i durueshëm dhe bashkëpunues me ndërkombëtarët

“Kjo nuk është një ide e re për aleatët tanë. Kjo nuk është një befasi për partnerët tanë ndërkombëtar. Në takimet e shumta që kam pasur me ta, nuk mund të them me secilin. Por një pjese të mirë të tyre iu kam shpalosur idenë e reciprocitetit në mënyrë të hollësishme, e po ashtu heqjen e tari fës për lëndën e parë. Unë dëgjojmë vëmendje kërkesat e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar. Jam shumë i durueshëm dhe shumë bashkëpunues. Por në fund të fundit unë jam kryeministër i Kosovës. Jam i thirrur të mbrojë interesat e qytetarëve dhe shtetit”, tha ai.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media të mbrëmjes së sotme, shefi i ekzekutivit foli edhe për mos takimin e tij në Munih të Gjermanisë me të deleguarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kurti: Nuk kam kërkuar takim me ambasadorin Grenell

“Unë kam zhvilluar takimet që i kam kërkuar. Atje kam zhvilluar takime me kryeministrat e vendeve të rajonit. Por unë kur kam shkuar në takim në konferencën e sigurisë në Munih nuk kam kërkuar takim me ambasadorin Grenell. Pra nuk ka mundur të bëhet takimi, përveç nëse rastësisht në korridor kur nuk e ke kërkuar takimin. Ama komunikimin me të e kam pasur dhe vazhdojë t ë kem të vazhdueshëm”, tha ai.

Për takimin e sotëm të tij me komandatin e KFOR-it,Michele Risi, kryeministri Kurti tha se ia ka shprehur brenën e tij se në letër-këmbimin mes ish kryeministrit, tashmë presidentit Hashim Thaçi me ish sekretarin e NATO-s është përdorur tog-fjalësh i dëmshëm ”Kosova Veriore”. Derisa tha se ai nuk i ka kërkuar që mos të dërgojë FSK-në në veri,

Kurti: Unë nuk thash që do të marrë FSK-në

“Unë nuk thash që do të marrë FSK-në që të shkojë në veri, që ai të më thotë mua nuk bën të shkosh. Unë besoj që duhet të ketë as më shumë ura mbi Ibër, por jo vetëm fizike, por ekonomike, sociale dhe kulturore. Unë besoj që çdo cep i territorit tonë i përket shtetit tonë të pavarur. Unë nuk jam person që përdorë dhunën për qëllime politike. Jam interesuar për sigurinë e brendshme dhe mbrojtjen e brendshme pa dallim. Një kërkesë e tillë mua nuk më bërë, mba se se unë nuk kam deklaruar se kam ndonjë synim që Kosova të ndërhyj me FSK-në në veri të Ibrit”, u shpreh Kurti.