Lufta në Kosovë

Kurti: “Imazhet e përjetshme ulëritëse” do t’i dhurohen Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka folur për ekspozitën “Imazhet e përjetshme ulëritëse” të Afrim Hajrullahut të cilën e vizitoi dje në Termokiss.

“Dritë. Pastaj errësirë. Luftë midis errësirës dhe dritës. Nga dhoma e errët e Afrim Hajrullahut, sonte u shfaqen 99 imazhe nga viti i errët 1999,” shkruan Kurti.

Nga dëbimi me dhunë e deri te kthimi i lirisë, Kurti ka bërë të ditur se sikur ato kujtime që rrufeshëm vijnë e ikin, ashtu edhe kjo ekspozitë kujtesë do të ikën 24 orë pas hapjes.

“Këto fotografi dëshmi do t’i dhurohen Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, që të mbesin në kujtesën tonë kolektive.”

“Ekspozita “Imazhet e përjetshme ulëritëse”, e përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të qendrojë e hapur edhe nesër në Termokiss,” shkruan kryeministri.

VIDEO BONUS: