Patriarku Porifije do të lejohet të futet në Kosovë pas aprovimit të kërkesës së Nenad Rashiq, ministrit për Komunitete dhe Kthim, ndaj kryeministrit Albin Kurti,
Kështu bëri të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.
“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, thuhet në komunikatë.
“Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, përfundon komunikata.







