Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e ka përmendur rendësinë dhe urgjencën e rifillimit të dialogut me Serbinë.

Pavarësisht se kryeministri Albin Kurti, pas takimit me zyrtarët amerikanë nuk e tha as edhe një fjalë të vetme në lidhje me dialogun me Serbinë, Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, tha se gjatë takimit me Kurtin biseduan për këtë temë të rëndësishme, raporton Demokracia.com.

Në një konferencë për medie pas takimit që zhvilluan me kreun e ekzekutivit, Karen Donfried theksoi rëndësinë e dialogut me Serbinë, duke e specifikuar se është urgjencë rifillimi i këtij dialogu.

Kurti para zyrtarëve amerikanë lavdëron qeverisjen e tij, bëhet edhe analist i luftës në Ukrainë – Ballkani.info

Ajo po ashtu theksoi se SHBA-të mbështesin këtë dialog, i cili do të sjell të mira për Kosovën dhe popullin e saj dhe i cili për synim ka arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke, raporton tutje Demokracia.com.

Gjithashtu Karen Donfried, tha se duke u forcuar në dialog dhe duke krijuar marrëdhënie me Serbinë, Rusia do ta humb ndikimin dhe pretendimet e saja mbi Ballkanin Perëndimor.

Demokracia.com, më poshtë ju sjellë një pjesë të deklaratës së Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

“Jam këtu në një kohë sfiduese në një kohë sfiduese për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor. Lufta brutale e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës është një thirrje për të gjithë ne përkundër përparimit të demokracisë të Kosovës, SHBA-së dhe shteteve të tjera që e kanë bërë, kurrë nuk duhet të marrim si të mirëqenë paqen apo demokracinë e një shteti.  SHBA dëshirojnë që të shohin Kosovën duke e marrë vendin e vet të duhur në institucionet evropiane dhe euro-atlantike. Për këtë arsye ne i japim kaq shumë prioritet mbështetjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja që të arrijë në normalizimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe me njohjen reciproke me fqinjin tuaj Serbinë, sepse status quo-ja është e paqëndrueshme. Jo vetëm që e pengon Kosovën dhe të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Evropës, por i bën të mira Kremlinit sepse Rusia dëshiron që të shkatërrojë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në Ballkanin Perëndimor, duke siguruar që ju dhe shtetet fqinje që të mos integroheni në institucionet evropiane dhe auro-atlantike. Ajo (Rusia) beson që një Ballkan i cili është më i fuqishëm me prosperitet demokratik, më i qëndrueshëm do të jetë një kërcënim për influencën e tij. Prandaj marrëdhënie më të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërcënojnë mundësinë e Rusisë për ë nxitur frikë dhe kaos. Mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Kremlinit për të destabilizuar rajonin janë të thjeshta, Kosova dhe Serbia duhet që të bëhen bashkë dhe në mënyrë urgjente duhet që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe me një mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja. Kryeministri edhe unë diskutuam edhe hapat e ardhshëm dhe sa janë të rëndësishëm ato për Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket dialogut sepse qëllimi ynë është edhe qëllimi juaj, një marrëveshje e cila normalizon marrëdhëniet e përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Prandaj një angazhim urgjent, kreativ dhe fleksibil dhe i sinqertë në mirëqenie e mirëbesim nga Kosova dhe Serbia do të çojë do të sjellë benefite të shumta për të gjithë qytetarët duke përfshirë edhe rritjen ekonomike dhe stabilitetin afatgjatë. Jam e bindur dhe e njohur sa i përket shqetësimeve sa i përket Qeverisë dhe popullit të Kosovës për sigurinë e Kosovës në këtë kohë shqetësuese, por dëshiroj t’ju siguroj që përkushtimi i SHBA-ve dhe i aleatëve tanë mbetet i paqëndrueshëm. Kosova në vendin e vet e ka NATO-n i cili është zbarkimi më i madh, misionin e KFOR-it i cili është mision për të mbajtur paqen dhe stabilitetin. Kryeministri edhe unë gjithashtu diskutuam edhe për lidershipin e qeverisë së tij gjatë vitit të kaluar veçanërisht në çështjet humanitare. SHBA-të me të vërtetë e çmojnë shumë gatishmërinë e Kosovës që përkohësisht të strehojnë afganë në kampin e Bondsteel”, theksoi Karen Donfried, raporton Demokracia.com.

Ashtu sikurse në konferencën me presidenten Vjosa Osmani, Karen Donfried edhe pas takimit me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti, foli për ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, si dhe për të gjitha që ajo ka bërë për Kosovën.

Në të dy konferencat nuk u lejuan pyetje nga ana e gazetarëve.