Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë që kjo qeveri me në krye Albin Kurtin do të mbahen mend që i kanë mbrojtur njerëzit e korruptuar.
“Çka është më e keqja, për mendimin tonë do të mbahet mend dhe është njollë e çdo individi që ka mandat kushtetues është mbrojtja e krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Zemaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje, z. Kurti, janë të njëjtit njerëz të cilët në vazhdimësi i kanë mbrojtur njerëzit e korruptuar.







