Kurti i hakmerret Kelmendit: I shkarkon vajzën nga pozita e këshilltares në Ambasadë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duket se i është hakmarrë publicistit Migjen Kelmendi, njëherësh anëtar i Kryesisë së PDK’së, i cili disa ditë më parë i bëri një portret, duke e kritikuar ashpër për mënyrën se si erdhi në pushtet dhe për mos konsistencën në qëndrime.

Mbi të gjitha, Kelmendi ka shprehur habinë e tij se si “Kurti e hutoi Prishtinën europiane, duke ua marrë besimin”.

E, u deshën pak ditë për të ardhur hakmarrja e Kurtit.

Vartësi i tij, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, e ka shkarkuar vajzën e Kelmendit, Tefta Kelmendi Merran, nga pozita e këshilltares në Ambasadën e Kosovës në Paris, shkruan Mediafokus.info.

Ja dokumenti zyrtar i shkarkimit të Tefta Kelmendi Merran, i nënshkruar nga ministri Konjufca, më datë 30.03.2020: