Kurti i dorëzon Presidencës Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryeministri Albin Kurti sot ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian Republikës Çeke, e cila aktualisht udhëheq me Presidencën e BE-së.

Ai atje është pritur nga ministri i Jashtëm çek, Mikuláš Bek.

Dje në një ceremoni, tre krerët e shtetit, Presidentja Osmani, Kryeparlamentari Konjufca dhe Kryeminsitri Kurti nënshkruan mbi dokumentacionin e aplikimit. Ata e cilësuan si një ditë historike e hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë Kosova drejt integrimit të saj europian./Express/