Albin Kurti i del në mbrojtje Donika Gërvallës: Ajo e mbron luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje ka filluar një fushatë kundër MPJD-së, Donika Gërvallës me tezën se nuk e respekton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

 Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, tha ai.

Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, 5 May 2021