Kurti grevistëve: S’mund të kërkoni paga të rritura, kur fëmijët po na dalin analfabetë funksional

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference të mbajtur për media gjatë ditës së shtunë ka hedhur akuza në drejtim të grevistëve të cilët po protestojnë që nga data 25 gushti i këtij viti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se është e papërgjegjshme që të bëhet vetëm thirrje për rritje pagash, në kohën kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë funksionalë.

“Në një Kosovë, kur testet e PISA-s po na nxjerrin ¾ e fëmijëve analfabetë funksionalë ta shantazhosh Qeverinë, kërcënosh Qeverinë me rrënim të shtetit është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi. Nga greva janë të gjithë humbës. Të krijosh ditë pa mësim për fëmijët është papërgjegjësi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale. Ose asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani” ka thënë Kurti.