Kurti godet Isa Mustafën për dosjet e Prishtinës: Qyteti është vrarë, drejtësia duhet të vije

Kur është pyetur për 70 dosjet kundër administratës së Isa Mustafës në Komunën e Prishtinës, që me të ardh në pushtet Vetëvendosje me Shpend Ahmetin i kishin dërguar në Prokurori, Kurti ka folur për një vetting në dy faza në sistemin e drejtësisë.

fazën e parë, do të ftonim edhe ndërkombëtarët që do t’i bënin vetting strukturave të sigurisë dhe drejtësisë. Ata që s’e kalojnë vettingun, jo vetëm duhet të përjashtohen, por edhe te hetohen. Faza e dytë është që të ketë vetting çdo 5 vjet. Veç se kemi nevojë që ne t’i marrim ndërkombëtarët, e jo ata të na marrin neve”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se e pranon se reforma në drejtësi nuk mjafton.

“Ajo është vetëm për qëndrueshmëri, ndërsa na duhen më shumë veprime konkrete të menjëhershme”, ka thënë Kurti në Rubikon të KTV-së.

E kur i është kthyer përgjigjes në pyetjen konrete të Betim Musliut të KDI-së, ai ka thënë se “nuk e di se si janë shkruar ato kallëzime penale e kush e ka hedhur akuzën, por e di që mafia e ndërtimit para se të vjen Vetëvendosje në pushtet ka lulëzuar”.

“Krimet ekzistojnë. E ki kufomën e vrasjen, vrasësi mund të sillet për rrethana të caktuara, derisa të vjen dënimi. Por këtu ka ndodh krimi. Qyteti është vrarë”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur vrasjen e Rexhep Lucit dhe luftën tre drejtorëve të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla dhe Sali Zyba.

“Shpend Ahmeti nuk e ka bërë këtë. E mira është që nuk i ka penguar këta tre”, ka thënë ai. “Momentin që kanë dal nga Komuna drejtorët tanë atëherë është ulur gardi dhe u është thënë kriminelëve të ndërtimit, burra urdhëroni”, ka thënë ai.

“Ne nuk do të bëjmë drejtësi, do ta mundësojmë atë”, ka thënë Kurti.

loading…